75 Mall Live Search
19:04 / E Mërkurë, 10 Maj 2023 / S Z

Vitia takon ministrin e Maltës, diskutohet përvoja që Kosova mund të përfitojë nga ky shtet

Ministri i shëndetësisë Arben Vitia ka pritur sot në takim ministrin e Maltës, Dr Jo-Etienne Abela, bashkë me delegacionin e tij të përbërë nga Prof, Anthony Serracino-Inglott, Dr Caroline Muscat dhe Dr. Jessica Spiteri.

Vitia ka thënë se gjatë këtij takimi u diskutua për përvojën e dobishme, që mund të përfitojë Kosova nga shteti i Maltës si rëndësia e ngritjes së kapaciteteve institucionale në AKPPM dhe trajnimi i stafit që është i angazhuar në rregullativën e barnave në Republikën e Kosovës. Si dhe ofrimi i shërbimeve të kompletuara shëndetësore, duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojës për sigurimin e produkteve medicinale sipas standardeve bashkëkohore të shteteve evropiane.

“Ne ramë dakord  për fushat e bashkëpunimit dhe se është i rëndësishme që ky proces të vazhdoj me hapa të shpejtuar”, ka shkruar Vitia.