75 Mall Live Search
23:58 / E Mërkurë, 10 Maj 2023 / Gj. Sh

Pioli me akuza ndaj gjyqtarit: Pashë standarde të dyfishta

Milan ka pëauar humbje 2-0 nga Interi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, pas ndeshjes tha se skuadra e Interit ia doli me sukses ti konkretizojë rastet, shkruan IndeksOnline.

”Mendoj se Interi i doli më mirë nga topat e dytë dhe duelet dhe ata ishin shumë të mirë për të shënuar dy gola.

Të pranosh dy gola në njëmbëdhjetë minuta është e vështirë nga pikëpamja taktike dhe prapë pashë një reagim të mirë në pjesën e dytë.

Sigurisht që tani duhet të fillojmë nga qëndrimi i pjesës së dytë dhe në ndeshjen e kthimit do të duhet të kemi një qasje energjike dhe cilësisht më të mirë se sot. Duhet të ngremë nivelin dhe të bëjmë një paraqitje krejtësisht të ndryshme në krahasim me pjesën e parë të sotme.”, tha Pioli  për Amazon Prime Italia.

Tekniku italian në fund hodhi akuza ndaj gjyqtarit të ndeshjes, Manzano, për të cilin tha se përdori standarde të dyfishta.

“Deri në minutën e shtatë Interi nuk kishte hyrë kurrë në zonën tonë. Arbitri? Pashë standarde të dyfishta”, deklaroi Pioli./IndeksOnline/