75 Mall Live Search
08:49 / E Enjte, 11 Maj 2023 / AR

Ish-ministrja tregon sesi Serbia poshtërsoi haptas Perëndimin

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla thotë se Serbia ka poshtërsuar haptas Perëndimin pasi që shkeli me krenari nenin 4 të marrëveshjes.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet Daçiq teksa falënderon ministrin e jashtëm hungarez për votën kundër Kosovës në KiE.

“SERBIA POSHTËRON HAPTAS PERËNDIMIN

SERBIA OPENLY HUMILIATES THE WEST

Vetëm pak javë pas dakordimit me Kosovën për propozimin evropian (përkrahur fuqishëm nga SHBA), Serbia turpëron dhe zhvlerëson Perëndimin duke shkelur haptazi dhe me krenari nenin 4 marrëveshjes!

Më poshtë shihet Daqiqi sonte duke falënderuar MPJ hungarez Szijjarto për votën kundër Kosovës në KiE”, shkruan tutje ajo.