Rekord i ri imigrantësh nga Meksika në ShBA

Është regjistruar një tjetër numër rekord i imigrantëve në kufirin ShBA-Meksikë.
Në 24 orët e fundit janë kapur 10 mijë imigrantë që kanë hyrë në territorin amerikan, teksa po bëhet presion për “Titullin 42”.
Kriza me imigrantë po vërehet dukshëm në qytetin El Paso të Teksasit, aty ku numri i hyrjeve është shumë më i madh sesa në vendet tjera.
Disa mijëra imigrantë u “kampuan” në fillim të kësaj jave, rreth një kishe që gjendet në qendër të qytetit, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.
Sipas kryebashkiakut të El Pasos, Oscar Leeser, një gjë e tillë nuk është parë asnjëherë më parë në qytetin e tij.
Gjatë ditës së djeshme u prezantuan rregulla të reja strikte për azilkërkuesit, me qëllim që të ndalet paksa rrjedha e imigrantëve, por që e njëjta nuk dihet akoma se sa do të ketë efekt.
Megjithëse janë rreth 24 mijë oficerë ligjorë të vendosur përgjatë kufirit ShBA-Meksikë, imigrantët përsëri po kalojnë në forma të ndryshme në “Tokën e Premtuar”, aty ku po nisin sfidat e reja për ta.
Sipas “Titullit 42”, autoritetet amerikane janë të lejuara të dëbojnë imigrantët e mundshëm që kalojnë kufirin nga Meksika, përfshirë ata që kërkojnë azil humanitar, duke përdorur justifikime të ndryshme.
Por, në mesnatë sonte, ky ligj do të skadojë, duke bërë kështu që fluksi i migrantëve në pikat kufitare mund të rritet.