75 Mall Live Search
13:57 / E Premte, 12 Maj 2023 / B O

Muharremaj përkrahë rritjen e pagave për punëtorët e Eko-regjionit, e fut në rend të ditës në asamble

Bali Muharremaj ka takuar sot punëtorët e Eko-regjionit të cilët janë në grevë më kërkesën e vetme, rritjen e pagave.

Kryetari i Suharekës ka përkrahur kërkesat e tyre, ani pse çështja e rrogave nuk është kompetencë e komunës.

Pavarësisht kësaj, Muharremaj e ka futur në rendin e ditës të asamblesë komunale (pika e tetë) rritjen e taksave komunale dhe në të njëjtën kohë rritjen e pagave për punëtorët e Eko-regjionit.

Me këtë premtim punëtorët e kësaj kompanie regjionale sot kanë ndaluar grevën dhe i janë kthyer punës.

Tani mbetet që asambleistët e të gjitha partive në Suharekë të vendosin për fatin e shumë punëtorëve të kësaj kompanie./Indeksonline/