75 Mall Live Search
22:48 / E Premte, 12 Maj 2023 / Gj. Sh

Lazio rrezikon zonën Champions, ndalet në shtëpi nga Lecce

Skuadra e Lazios ka bërë edhe një gabim tjetër në Serie A.

Pasi u mposht nga Milani, Lazio sonte ka barazuar në shtëpi me skuadra e Lecces, ku rezultati përfundimtar ishte 2-2, shkruan IndeksOnline.

“Biancocelestët” ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e Ciro Immobile në minutën e 34-të.

Lecce arriti të barazonte rezultatin në sekondat e fundit të pjesës së parë me Remi Oudin në 45+3.

Me të filluar pjesa e dytë Oudin shënoi edhe njëherë duke i dhënë Lecces epërsinë në minutën e 51-të.

Kur të gjithë prisnin përfundimin e ndeshjes, në skenë doli Milinkovic-Savic, icili barazoi rezultatin në 90+5′.

Ky barazim nuk është i kënaqshëm për skuadrën e Lazios, pasi aktualisht renditet në vendin e tretë me 65 pikë, barazim ky që mund i kushtojë edhe me humbje të një vendi që dërgon në Champions League për sezonin e ardhshë, pasi është vetëm dy pikë para Interit dhe katër para Milanit.

Në anën tjetër, Lecce ka marr një pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë, duke shkuar në kuotën e 32 pikëve dhe renditet në vendin e 16-të, pesë më shumë se Spezia e cila ndodhet në zonen e rrezikshme./IndeksOnline/