Aksidenti në Vragoli, të lënduarit lirohen nga QKUK

Në Qendrën Klinike Universitare, 13 pacientë kanë marrë trajtime pas aksidentit që ndodhi në Vragoli, ku mbeten 30 të lënduar.
Në lidhje me këtë, mjeku kujdestar, Naser Syla, tha se gjendja e tyre është stabile dhe të gjithë janë lëshuar për në shtëpi.
“Diku para një ore janë sjellur 13 persona prej aksidentit ku 7 prej tyre janë nxënës. Të gjithë e kanë marrë trajtimin dhe gjithë janë lëshuar në shtëpi pasi s’kanë pasur lëndime të rënda”, tha Syla për Klankosova.
Sot në Vragoli, rreth orës 15:50 ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni, autobusi, ku mbeten të lënduar 30 persona.
Autobusi i përfshirë në këtë aksident ishte duke bartur nxënës nga Presheva pas një ekskursioni në Shqipëri.