75 Mall Live Search
15:56 / E Diele, 14 Maj 2023 / AR

Luizi bën dedikimin special nga Kosova për Kiaren

Pas fitores së “Big Brother VIP”, Luizi është tepër i angazhuar me koncerte jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Ditën e djeshme këngëtari ishte i pranishëm në një koncert në Gjakovë, ku ka performuar disa nga këngët e tij. Mes tyre ishte dhe kënga e realizuar brenda shtëpisë së BBVIP, si dedikim për Kiarën, tashmë bashkëshorten e tij.

Në Instagramin e tij, Luizi ka postuar një pjesë të performancës së tij, ndërsa ia dedikon partneres duke shkruar “Kiara ime” shoqëruar me një zemër.