75 Mall Live Search
18:30 / E Diele, 14 Maj 2023 / AR

Theu rekord të shikueshmërisë në “Eurovision”, Aurela Gaçe ka disa fjalë për Albina Kelmendin

Për paraqitjen spektakolare në ‘Eurovision’ të Albina e Familja Kelmendi ka reaguar edhe këngëtarja Aurela Gaçe.

Përmes një postimi në “Facebook” ajo tha se shikueshmëria e performancës së tyre në Eurovision tregon shumë, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu shtoi se është krenare me përkushtimin e Albinës dhe familjes së saj.

Postimi i plotë:

“MBRËME, ISHA DUKE PERFORMUAR E NUK ARRITA TË TË SHOH NË SKENË. AFER MËNGJESIT, DIKUSH MË DERGOI KETE NË MESAZH, FOTO MGA FAQJA E EUROVIZIONIT DHE SHIKUESHMËRIA TREGON SHUMË. UNE JAM KRENARE PËR PERKUSHTIMIN TËND TË MADH. EMOCIONIN QË DHATË NË SKENË, TI ,FAMILJA KELMENDI E AUTORET. SHUMË GJËRA SI KEMI NË DORË POR PARAQITJEN DINJITOZE PO, EDHE ATË E BETE ME SE MIRI. JETA VAZHDON. KARRIERA JOTE KAM BINDJEN E PLOTE SE DO TË JETË E MADHE, E BUKUR DHE PLOT SUKSES,PASI TI E DO MUZIKËN ME ZEMËR, E KE NË VENA E. KJO TË KA SJELLE E DO TË TË SJELLE SHUME DASHURI NGA PUBLIKU, E KJO DASHURI ESHTE FITORJA ME E MADHEAlbina Kelmendi ❤️🇦🇱👊“./Indeksonline/