75 Mall Live Search
09:53 / E Hënë, 15 Maj 2023 / k.v

Gjendet pa shenja jete një person në Lipjan

Një person është gjetur pa shenja jete, të dielën rreth orës 15:45, në Lipjan.

Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./IndeksOnline/