75 Mall Live Search
15:56 / E Hënë, 15 Maj 2023 / AR

Memli Krasniqi uron Ditën Ndërkombëtare të Familjes, publikon foto me gruan dhe tre fëmijët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar portretin familjar në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ai bëri një dedikim të ëmbël në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, shkruan Indeksonline.

Përmes këtij postimi, Krasniqi uroi të gjitha familjet në Kosovë që jetojnë, veprojnë e përballojnë sfida në vendin tonë.

Gjithashtu u shpreh falënderues edhe për familjen e tij, për përkrahjen dhe dashurinë e pakursyer që i ofrojnë në çdo hap.

Postimi i plotë:

“Nuk ka asgjë më të rëndësishme se familja – strehë dashurie, burim i pashtershëm i mbështetjes dhe forca që na shtyn përpara në çdo moment të jetës. 👨‍👩‍👦‍👦Andaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, shpreh urimet më të përzemërta për të gjitha familjet në Kosovë, të cilat jetojnë, veprojnë dhe përballojnë sfidat e përditshme në vendin tonë.Po ashtu, në këtë ditë shpreh falënderimet më të thella për familjen time, për përkrahjen e pareshtur dhe dashurinë e pakursyer që më ofron në çdo hap.Ju dua 🫶“./Indeksonline/