Dwayne Johnson flet për luftën kundër depresionit

Dwayne Johnson është përballur me depresion viteve të fundit.
Në podcast, ‘The Pivot’, 51 vjeçari flet për betejën kundër kësaj periudhe, transmeton Indeksonline.
“Hera e parë që rash në depresion ishte kur isha student në Universitetin e Miamit. Unë isha i vetmi student i vitit të parë që luaja futboll. Në ishim kampionë kombëtarë në atë kohë”, kujton Johnson.
Megjithatë, dëmtimi i shpatullës e detyroi Johnson të tërhiqej nga sporti.
“Nuk doja të shkoja në shkollë. Isha gati të hiqja dorë dhe kështu e lashë shkollën”, tha aktori.
Atë kohë, Johnson nuk e kuptoi se ishte në depresion. Kjo ndjenjë iu rikthye pas divorcit.
Miqtë e tij kanë qenë gjithmonë mbështetje e madhe për Johnson, gjithashtu edhe vajzat e tij.
“Të qenit baba vajzash më shpëtoi vërtet”, thotë ai./Indeksonline/