75 Mall Live Search
15:00 / E Martë, 16 Maj 2023 / AR

Suedia nis bisedimet për ‘Eurovision’, këto janë qytetet ku mund të mbahet

Pas fitores së Loreen në Liverpool, disa qytete suedeze kanë nisur të bëjnë organizim për festivalin e këngës ‘Eurovision’ i cili do mbahet vitin e ardhshëm.

Kryeqyteti i Stokholm dhe qyteti më i vogël Örnsköldsvik, në provincën veriore të Västernorrlands län, janë të interesuara, transmeton Indeksonline.

Suedia ka qenë nikoqire e “Eurovision Song Contest” gjashtë herë.

Në Stokholm u mbajt tri herë, në Malmö dy herë dhe në Göteborg një herë.

“Stokholmi ka kapacitet, ne do të donim shumë ta shihnim Eurovision Song Contest në Stokholm”, tha një zëdhënës për mediat suedeze.

Qytete si Malmö dhe Göteborg nuk e dinë ende nëse duan të organizojnë festivalin e këngës. Të dy qytetet thonë se duan të dinë se sa do të kushtojë fillimisht kjo ngjarje e madhe./Indeksonline/