75 Mall Live Search
22:20 / E Martë, 16 Maj 2023 / MSH

Nuk ia di skajin pasurisë, Jeff Bezos “rrezitet” në jahtin 500 milionësh

Jeff Bezos dhe e dashura e tij, Lauren Sanchez, janë duke shijuar superjahtin e ri 500 milionë dollarësh.

Dyshja janë veshur me rroba banjoje, për të shijuar rrezet e diellit që po binin mbi kuvertën e jahtit gjatë ditës së sotme.

Miliarderi dhe partnerja e tij po shijojnë pushimet në Mallorca të Spanjës.

Jeff dhe Lauren e kishin kapitenin e anijes të lundronte rreth ishullit, duke u ndalur në një gji të vogël.

Bezos, pronari i Amazon, ka një pasuri prej më shumë se 133 miliardë eurosh.

Një jaht gjysmë-miliardi nuk është diçka e re për të, pasi Bezos njihet si “marakli” i posedimit të gjërave me vlerë.