75 Mall Live Search
22:50 / E Mërkurë, 17 Maj 2023 / Gj. Sh

“Baballarët” mposhtin “Mbretërit”, marrin vizën për Stamboll

Manchester City ka plotësuar ëndrrën dhe ka kaluar në finale të Champions League.

Cityzens fitoi ndeshjen e dytë me rezultat të thellë 4-0, shkruan IndeksOnline.

Bernardo Silva shënoi dy golat e parë të ndeshjes në minutat 23′ dhe 37′.

Me rezultat 2-0 përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, manchester City arriti të shënoj edhe dy gola të tjerë ndaj Real Madridit.

Një autogol nga Militao në minutën e 76-të, dhe një nga Alvarez në 90+1, çuan rezultatin në 4-0.

Në finale të Champions League, Manchester City do të përballet me Interin.

Ndeshja zhvillohet me 10 qershor në Stamboll./IndeksOnline/