75 Mall Live Search
23:00 / E Mërkurë, 17 Maj 2023 / AR

Gati publikimi i albumit, Ledri zbulon të gjitha këngët

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka përfunduar punën për albumin “1 Goat për ty”, projekt i cili pritet të lançohet me 24 Maj.

Ndërkohë nga ky album tashmë ka publikuar një këngë që titullohet “Përshëndetje hejter”.

Sot Ledri ka zbuluar titujt e 14 këngëve të albumit “1 Goat për ty”. Siç shihet, shumica janë edhe bashkëpunime me emrat më të mirë të industrisë, si Mozzik, Mc Kresha, Buta apo Capital T.