Interi nuk i frikësohet Cityt, i dërgon mesazh pas kualifikimit në finale

Manchester City ka kaluar në finale të Champions League.
Cityzens u kualifikuan tutje me rezultat të përgjithshëm 5-1, pasi në ndeshjen e dytë fituan në ”Etihad Stadium” me rezultat 4-0, shkruan IndeksOnline.
Dy gola nga Bernardo Silva, një autogol nga Militao dhe një gol nga Alvarez, shënuan fitoren e Cityt.
Në finale skuadra e drejtuar nga Guardiola do të përballet me Interin.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, klubi italian i ka dërguar një mesazh Manchester Cityt.
“Shihemi atje Manchester City”, ka shkruar Interi në faqen zyrtare në Twitter.
Finalja e madhe zhvillohet me 10 qershor në Stamboll./Indeksonline/