75 Mall Live Search
23:24 / E Mërkurë, 17 Maj 2023 / Gj. Sh

Bernardo Silva fiton çmimin lojtari i ndeshjes

Bernardo Silva ka fituar çmimin e lojtarit të ndeshjes Manchester City – Real Madrid.

Në ndeshjen e dytë gjysëfinale të Champions League, mesfushori portugez ka shënuar dy gola në fitoren e sotme 4-0, shkruan IndeksOnline.

Dy golat e tjerë për Manchester Cityn i shënuan një autogol nga Militao dhe një gol nga Alvarez.

Manchester City në finale të Champions League do të përballet me Interin.

Finalja e madhe zhvillohet me 10 qershor në stamboll./IndeksOnline/