Nadal merr një vendim të papritur, kjo nuk i ka ndodhur që nga viti 2005

Rafael Nadal nuk do të merr pjesë në Grand Slamin, French Open.
Tenisti spanjoll të enjeten njoftoi se ishte tërhequr nga turneu për shkak të lëndimit, shkruan IndeksOnline.
Nadal nuk është rikuperuar ende nga lëndimi që ka pësuar gjatë humbjes nga Mackenzie McDonald, gjatë raundit të dytë të Australian Open.
36-vjeçari do të humb French Openin për herë të parë që nga viti 2005 kur bëri debutimin në këtë Grand Slam.
Nadal ka njoftuar se do të jetë larg fushës edhe për disa muaj, pasi rikuperimi i tij po zgjat më shumë se sa pritej./IndeksOnline/