Interi del me komunikatë për lëndimin e Mkhitaryan

Henrikh Mkhitaryan ka pësuar një lëndim muskulor në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League ndaj Milanit.
Futbollisti armen si pasoj e atij lëndimi u detyrua të largohet para kohe nga fusha e blertë, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e Interit ka njoftuar se Mkhitaryan ditën e enjete iu nënshtrua tresteve klinike në Institutin Humanitas në Rozzano.
Nga rezultatet e para 34-vjeçari ka një tendosje muskulore në pjesën e përparme të rektumit të kofshës së majtë dhe gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vijim./IndeksOnline/