75 Mall Live Search
23:10 / E Enjte, 18 Maj 2023 / Gj. Sh

Mourinho kompleton misionin, e dërgon Romën në finale të Europa League

Roma është finalistja e parë e Europa League.

Romakët barazuan pa gola 0-0 me Bayer Leverkuseninn në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, shkruan IndeksOnline.

Skuadra italiane kaloi në finale falë fitores 1-0 në ndeshjen e kaluar.

Jose Mourinho përmbushi kështu misionin e radhës te Roma, ku pas fitimit të Conferenc League në vitin e kaluar, këtë sezon arriti ta dërgonte në finale të Europa League, ku e pret fituesin e ndeshjes Sevilla – Juventus./IndeksOnline/