75 Mall Live Search
10:21 / E Premte, 19 Maj 2023 / B O

Aktorja e famshme shfaqet sërish krah të dashurit, duket se ia ka falur tradhtinë

Aktorja Megan Fox (37) mahniti me paraqitjen e saj në festën e revistës Sports Illustrated në Nju Jork. Fox arriti në ceremoni e shoqëruar nga reperi Machine Gun Kelly.

Çifti dyshohet se u nda para pak muajsh për shkak të një tradhëtie në lidhje që Gun Kelly i kishte bërë aktores. Ata mbërritën në tapetin e kuq të buzëqeshur dhe të përqafuar me njëri-tjetrin.

Megan ka pozuar me një fustan të tejdukshëm që nxirrte në plan të parë dekoltenë e saj.

Së fundmi Megan ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, nga e zeza në portokalli, gjë që e ka rifreskuar tërësisht.

“Kam dismorfi trupore. Unë kurrë nuk e shoh veten ashtu siç më shohin të tjerët” tha ajo në një intervistë të fundit për Sports Illustrated./Indeksonline/