Xavi nuk po merret vesh me Barcelonën për kontratën e re, shkaku i pagës

Në fillim të marsit, Joan Laporta ishte shumë i qartë kur tha se duan rinovimin e kontratës me Xavi Hernandez. Por kanë kaluar disa muaj dhe dy palët nuk po arrijnë të mirren vesh.
Xavi Hernandez po kërkon rritje të dukshme të pagës e cila thuhet se është afër dyfishit që ka trajneri aktualisht.
Këtë kërkesë nuk e ka aprovuar Joan Laporta dhe bordi i skuadrës nuk janë të pajtimi se Xavi meriton rritje aq të madhe të pagës. Dhe kërkesat e Barcelonës nga trajneri e zunë atë në befasi pasi gjendja financiare e klubit nuk është më e mira.
Kontrata e Xavit mbaron me Barcelonën deri në vitin 2026 dhe në rast se nuk do të ketë pajtim, atëherë legjenda e Barcelonës mund të shqyrtoj edhe largimin./Indeksonline/