75 Mall Live Search
22:30 / E Premte, 19 Maj 2023 / Gj. Sh

Real Madrid mposht Barcelonën dhe kalon në finale të Euroligës

Skuadra e basketbollit të Real Madridit ka kaluar në finale të “Play-Offit” të Euroligës.

Në ndeshjen gjysmëfinale, skuadra spanjolle fitoi ”El Clasicon” ndaj Barcelonës, duke e mposhtur me rezultat 66-78, shkruan IndeksOnline.

Basketbollisti më i dalluar te Real Madridi ishte Walters Tavers me 20 pikë, ndërsa te Barcelona u dallua Alex Abrines me 16 pikë.

Në finale Real Madridi do të përballet me skuadrën e Olympiacosit, e cila mposhti Monacon me rezultat 76-62.

Ndeshja finale do të zhvillohet ditën e diel, ndërsa para saj zhvillohet ndeshja për vendin e tretë mes Monacos dhe Barcelonës./IndeksOnline/