75 Mall Live Search
23:28 / E Premte, 19 Maj 2023 / Gj. Sh

Neymar sezonin e ardhshëm në Premierligën angleze

Neymari pritet të largohet nga PSG-ja në fund të sezonit.

Sulmuesi brazilian nga sezoni i ri mund të luaj në Premierligën angleze, te skuadra e Newcastle United, shkruan IndeksOnline.

“Relevo” raporton se Newcastle tashmë ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Neymarit për transferimin e tij në “St James’ Park”.

31-vjeçati ka pasur probleme me klubin parisien dhe po e mendon seriozisht largimin.

Në javët e fundit është spekuluar se Neymar mund të rikthehet te ish-klubi i tij, Barcelona, derisa ka pasur interesim edhe nga skuadra e Chelseas.

Sulmuesi brazilian ka kontratë me PSG-në deri më 30 qershor 2025. /IndeksOnline/