75 Mall Live Search
17:04 / E Shtunë, 20 Maj 2023 / MSH

Zyrtare: Rami Hadar zgjat kontratën me KB Peja

Trajneri i Klubit Basketbollistik Peja, Rami Hadar, ka vendosur të zgjasë qendrimin e tij në kampin pejan.

Indeksonline raportoi gjatë ditës së djeshme që Hadar, përveç zgjatjes së kontratës me kampionët pejanë, do të marrë nën udhëheqje edhe kombëtarën e Kosovës në basketboll.

Ndërkohë, KB Peja ka bërë të ditur se me Hadar janë marrë vesh të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për një vit.

“Klubi jonë ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me trajnerin Rami Hadar me qëllimin për të pregaditur dhe zhvilluar ekip i cili do garojë në kualifikimet për Champions League. Kohëzgjatja e bashkëpunimit tonë për të ardhmen është realizuar në periudhë kohore 1 vjeçare. Vazhdojmë së bashku, drejt sukseseve të radhës” tuhet në njoftimin e ekipit.

Hadar ka marrë nën direktivë KB Pejën në një moment jo të mirë të ekipit, për ta udhëhequr atë drejt kupës së Kosovës në basketboll.