Milani shfryhet te Sampdoria, shpreson te zona Champions

Milani ka shënuar fitore të thellë në San Siro.
Rosonerët kanë mposhtur Sampdorian me rezultat 5-1 në ndeshjen e javës së 36-të të Serie A.
Leao shënoi golin e parë në minutën e nëntë.
Olivier Giroud shënoi hetrik (23’, 29’, 68’) derisa një gol tjetër e shënoi Brahim Diaz në minutën e 63-të.
Golin e vetëm për Sampdorian e shënoi Quagliarella në minutën e 20-të.
Me këtë fitore, Milani mbetet në vendin e pestë me 64 pikë, një më pak se Lazio dhe dy më pak se Interi. /IndeksOnline/