75 Mall Live Search
11:43 / E Diele, 21 Maj 2023 / LB

Pamje/ Nis ceremonia e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 2023”

Ka nisur zyrtarisht ceremonia e ushtrimit më të madh ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, nga sot deri më 2 qershor.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Ky ushtrim udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe synim ka rritjen e bashkëpunimit në mes të partnerëve si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s dhe partnerëve për të reaguar në rast kërcënimi ndaj Evropës.