Futbollistët e West Ham mund të suspendohen dhe të humbasin finalen pasi mbrojtën familjarët në Alkmaar

Disa nga lojtarët e West Ham United, mund të pezullohen dhe të humbasin finalen e Europa Conference League.
Declan Rice, Said Benrahma, Flynn Downes dhe Michail Antonio u përplasen me tifozët e AZ Alkmaar, gjatë ndeshjes së dytë gjysmëfinale, ku mbrojtën familjarët e tyre në tribuna, pasi po sulmoheshin nga tifozët vendas, shkruan IndeksOnline.
The Telegraph, raporton se futbollistët në fjalë mund të pezullohen, duke mos luajtur kundër Fiorentinës në finalen e Liga e Konferencës, e planifikuar për 7 qershor
Sipas të njëjtit burim, zyrtarët e West Hamit do të duhet të ankohen në UEFA-n, në mënyrë që sportistët e tyre të mos humbasin finalen, e cila do të luhet në Pragë, në Republikën Çeke./IndeksOnline/