75 Mall Live Search
09:42 / E Hënë, 22 Maj 2023 / k.v

Motoristi mori lëndime të rënda, arrestohet shoferi i veturës që e goditi

Pasditen e së dielës, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ishin përfshirë një veturë udhëtarësh me targa vendore dhe një motoçikletë pa targa të cilën kishte qenë duke e drejtuar një shtetas i Suedisë.

Policia ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti i cili është dërguar në QKUK dhe është duke u trajtuar. transmeton IndeksOnline.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/