Konfirmohet raporti i shumë përfolur mes Einxhel dhe Sarah

Duke qenë se partnerët e tyre Dj PM dhe Dj Dagz janë bashkëpunëtorë dhe shokë të ngushtë pritej nga të gjithë një afrimitet i tillë edhe nga Sarah Berisha dhe Einxhel Shkira.
Por pas përfundimit të BBV 1 vajzat janë parë rrallë në shoqërinë e njëra -tjetrës dhe kjo ka bërë të përfliten për raporte jo të mira.
Në një video të hedhur së fundmi nga Einxhel zbulohet se vajzat kanë kaluar ditën bashkë madje Sarah u kujdes për baby Trev.
Mes tjerash Einxhel tregon se vërtetë ato takohen rrallë por ruajnë raporte të mira, jo siç përflitet.