Zhduket një femër në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një femër në Prishtinë dje rreth orës 19:20.
Viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore, përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell IndeksOnline.