75 Mall Live Search
12:30 / E Martë, 23 Maj 2023 / AR

DokuFest i bashkohet festivaleve të shquara për nominimin e filmave për çmimet “Doc Alliance 2023”

DokuFest i është bashkuar shtatë festivaleve kryesore të dokumentarëve në Evropë për nominimin e një filmi të metrazhit të gjatë dhe një filmi të metrazhit të shkurtër për çmimet “Doc Alliance 2023”.

Po ashtu DokuFest ka bërë të ditur se është përzgjedhur si festival ku do të organizohet evenimenti prestigjioz. Ky eveniment do të mbahet gjatë edicionit të 22-të të DokuFestit (4-12 gusht) në Prizren.

“DokuFest ka nderin të shpallë përfshirjen në mesin e shtatë festivaleve kryesore të dokumentarëve në Evropë për të nominuar një film të metrazhit të gjatë dhe një film të shkurtër për çmimet e shumëpritura ‘Doc Alliance’ (Aleance e Dokumentarëve) 2023. DokuFest po ashtu ka nderin të njoftoj përzgjedhjen si festivali ku ky evenimenti prestigjioz do të mbahet gjatë edicionit të 22-të të festivalit (4 – 12 gusht), në Prizren. Për më tepër, filmat e nominuar do të shfaqen si pjesë e programit të festivalit, duke i dhënë mundësinë audiencës të përjetojë këto vepra të jashtëzakonshme kinematografike”, thuhet në komunikatën e DokuFest.

Çdo vit, programuesit dhe drejtorët artistikë të të shtatë festivaleve nominojnë një film të shkurtër dhe një film me metrazh të gjatë (CPH:DOX, Doclisboa, DOK Leipzig, FIDMarseille, Ji.hlava IDFF, Millennium Docs Against Gravity FF dhe Visions du Réel).

Një juri e përbërë nga gazetarë dhe profesionistë të filmit kryesorë Evropianë më pas përzgjedh filmat fitues në të dyja kategoritë nga lista e filmave të nominuar.

Dy filmat e nominuar nga DokyFest janë “Disturbed Earth” (2021) me regji të Kumanja Novakovas dhe Guillermo Carreras-Candit – si kandidat për filmin më të mirë të gjatë dhe “Adjusting” (2021) me

Fituesit e Çmimit ‘Doc Alliance’ fitojnë 5,000 EUR (për çmimin e filmit më të mirë të gjatë) dhe 3,000 EUR (për çmimin e filmit më të mirë të shkurtër) për regjisorët për t’i shpenzuar në projektet e tyre të ardhshme. Përveç kësaj, secili prej festivaleve në rrjet shfaq të paktën tre filma nga përzgjedhja në edicionin e ardhshëm.

Aleanca Doc (Doc Alliance), e themeluar në vitin 2008, është një sipërmarrje bashkëpunuese midis shtatë festivaleve Evropiane të filmit dokumentar: CPH:DOX, Doclisboa, Docs Against Gravity FF, DOK Leipzig, Festivali i Filmit Dokumentar në Marsejë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar Jihlava dhe Visions du Réel. Me seli në Pragë, objektivi kryesor i organizatës është të avancojë dhe promovojë zhanrin e filmit dokumentar.

Konkursi vjetor i Doc Alliance fokusohet në filmat e parë dhe të dytë me metrazh të gjatë nga filmbërësit në zhvillim për të mbështetur karrierën e tyre filmike duke njohur vitalitetin dhe origjinalitetin e punës së tyre. Ky konkurs shërben si një sistem thelbësor mbështetës, duke ndihmuar talentet në zhvillim të sigurojnë mbështetje financiare për filmat e ardhshëm dhe të zgjerojnë audiencën e tyre si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar.

“Pjesëmarrja e DokuFest në këtë ngjarje prestigjioze, shërben si njohje e progresit të vazhdueshëm të festivalit, me vlerësim nga audiencat ndërkombëtare”, thuhet nga DokuFest.

Lista e plotë e kandidatëve për filmin më të mirë te metrazhit te gjate:

a-B-C-D-e-F-G-H-i-JONESTOWN, Republika Çeke, regjia: Jan Bušta, nominuar nga Ji.hlava IDF

Christina (Kristina), Serbi, regjia: Nikola Spasic, nominuar nga FIDMarseille

Death of a City (A Morte de uma Cidade), Portugali, regjia: João Rosas, nominuar nga Doclisboa

Disturbed Earth, Bosnja dhe Hercegovina/ Maqedonia / Spanja, regjia: Kumjana Novakova and Guillermo

Nights Gone By (Antier noche), Zvicrra/ Spanja, regjia: Alberto Martín Menacho, nominuar nga Visions du Réel

Polish Prayers, Polonia/ Zvicrra, regjia: Hanka Nobis, nominuar nga Millenium Docs Against Gravity

Silent Sun of Russia (Vi er Rusland), Danimarka, regjia: Sybilla Tuxen, nominuar nga CPH:DOX

Three Women (Drei Frauen), Gjermani, regjia: Maksym Melnyk, nominuar nga DOK Leipzig

Lista e plotë e kandidatëve per filimin me te mire të metrazhit të shkurtë:

07:15 – Blackbird, Francë, regjia: Judith Auffray, nominuar nga Ji.hlava IDFF

Adjusting (Prilagodjeni), Serbi, regjia: Dejan Petrović, nominuar nga DokuFest

Darkroom, Turki, regjia: Asli Baykal, nominuar nga Visions du Réel

May the Earth Become the Sky (Face-s-ar pământul cer), Belgjikë Hungari/ Portugali/ Romani, regjia: Ana Vîjdea,

Nothing Runs Like a Deere, Suedi, regjia: Max Göran, nominuar nga CPH:DOX

The cervix pass (Le passage du col), Francë, regjia: Marie Bottois, nominuar nga FIDMarseille

Waking up in silence, Gjermani/ Ukrainë, regjia: Mila Zhluktenko dhe

Daniel Asadi Faezi, nominuar nga Millenium Docs Against Gravity

Why my mum loves Russel Crowe, Holandë, director: Emma van den Berg, nominated by DOK Leipzig