Legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu ripërpunon disa nga këngët e tij të vjetra

Legjenda e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu, ka ripërpunuar disa nga këngët e tij të vjetra të cilat në ato kohë qe u publikuan u shndërruan në hite.
Ditën e djeshme, ai në platformën e tij muzikore Youtube, publikoi kolazhin e këngëve të ripërpunuara me video.
Në këtë kolazh bëjnë pjesë këngët: “Goditje në zemër”, “Gjakun ma ke pi”, “Jam shumë keq”, “Pse s’thashë te du” dhe “Një fotografi”.
Me ripërpunimin e këtyre këngëve, Sabri Fejzullahu, ka treguar serish se do të jenë hite të pavdekshme.
Fejzullahu në bazë të bagazhit të tij muzikor, padyshim mund të konsiderohet si legjendë e muzikës shqipe. /IndeksOnline/