U bën “hit” dhëmbët e tij, shpërthejnë keq fansat ndaj Depp

Paraqitja e Johnny Depp bëri bujë të madhe në Festivalin e Filmit në Kanë, por jo edhe me rolin e tij në filmin “Jeanne du Barry” por më tepër për shkak të dhëmbëve të tij.
Janë të rralla fotografitë ku ai shihet duke qeshur, transmeton Indeksonline.

Fansat komentuan në Twitter se Depp po i kalben dhëmbët.
“Para se të shkonte në tapetin e kuq, ai duhej të lahej dhe të vishej” tha një burim për Page Six.
Këto kritika nuk janë të parat që vijnë ndaj aktorit. Në vitin 2012 një person ishte ankuar për aromën e rëndë të trupit të Depp.
“Johnny ka një erë të rëndë. Kjo duket sikurse ai nuk pastrohet asnjëherë”, kishte thënë një burim.
Por, aktori nuk ka reaguar ndaj këtyre komenteve ku qartazi duket se nuk i intereson sesi pritet nga publiku./Indeksonline/
