75 Mall Live Search
20:30 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / AR

Seriali i titruar nga Top Channel, vjen reagimi i aktores kryesore, Doresa Rexha

Seriali “Rrushe” është kthyer në temën e ditës në thuajse të gjitha mediat shqiptare dhe rrjetet sociale.

Aajo çfarë bëri ktheu vëmendjen nga transmetimi i këtij seriali ishte titrimi shqip i vendosur në ekranin e Top Channel, ani pse seriali është i tëri në gjuhën shqipe (kryesisht në dialektin e folur në Kosovë).

Mes shumë reagimeve dhe pikëpyetjeve që u ngritën për arsyen e titrimit nga shqipja në shqip, aktorja e rolit kryesor në serial, Doresa Rexha.

Ajo në një koment të shkruar në statusin e aktorit Shkumbin Istrefi (gjithashtu pjesë e kastit të “Rrushe”), sqaroi se titrimi në shqip ka ekzistuar edhe gjatë kohës kur seriali u transmetua në Kosovë.

“Sa për informacion, ‘Rrushe’ ka qenë e titruar edhe gjatë transmetimit në televizion të Kosovës”, ka shkruar Rexha në një përgjigje ndaj një ndjekësi.

Tutje, aktorja që luajti Rrushen në serialin e shumëpëlqyer, theksoi se arsyeja e vendosjes së titrave ka qenë në nderim të komunitetit të shurdh-memecëve.

“Arsyeja se pse kemi vendosur që të kemi titra është për shkak që kur e kemi transmetuar para dy viteve, kemi marrë falënderim nga Shoqata e Shurdhmemecëve pasi që kanë pasur mundësi ta përcjellin serialin, andaj për të njëjtën arsye kemi vendosur bashkarisht me Top Channel që edhe atje të ketë titra”, ka thënë Doresa.