75 Mall Live Search
21:41 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / AR

Rama për vdekjen e Tina Turner: Sonte toka është më e varfër e qielli më i shndritshëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjete sociale për vdekjen e legjendës së muzikës Rock, Tina Turner.

Rama, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se me vdekjen e Turner sonte toka është më e varfër e qielli më i shndritshëm.

““You’re simply the best, better than all the rest…”. Sonte toka është më e varfër dhe qielli më i shndritshëm. Pusho në paqe”, ka shkruar Rama në Facebook.