Betohet kryetari i Zveçanit në “Isa Boletini”

Sot do të bëhet betimi i kryetarëve të rinj të tri komunave të banuara me shumicë serbe, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
I pari po betohet Ilir Peci, si kryetar ri i Komunës së Zveçanit, raporton Indeksonline.
Ai po betohet në shkollën “Isa Boletini” në Boletin.
Në oborrin e shkollës vërehet edhe prezenca e shtuar e forcave të Policisë së Kosovës.
Kujtojmë që Peci ishte kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e fundit, ku edhe doli fitues.