75 Mall Live Search
11:06 / E Enjte, 25 Maj 2023 / LB

Shala: Nuk mund t’i mbuloni aferat duke u vënë logon “sekret shtetëror”

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, akuzoi ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarin dhe qeverinë për siç tha, dështime në disa fusha.

Gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme plenarë në Kuvendin e Kosovës, ai tha se janë bërë shumë keqmenaxhime.

“Rozeta Hajdari ka shënuar dështim gjatë mandatit të saj. Ka trajtuar disa biznese me prioritet e duke i lënë të tjerët që janë meritorë. Skandali i Dubait Expo 2020 ku tetë muaj artefaktet e Kosovës mbesin atje dhe pas tetë muajsh s’e dimë se si është gjendja e tyre. Ministrja i lë në Dubai për tetë muaj”.

“Angazhimi i ekspertëve me pagesë një mijë euro ditën për hartimin e strategjisë dhe industrisë. Kjo  është kosto e lartë”.

“Nënshkrimi i jashtëligjshëm i kontratës për investitorin strategjik. Katër muaj pas reagimit tonë sigurohet një letër pa konditat ligjore”.

“Keqmenaxhimi i rezervave shtetërore është skandali i radhës. Sot e kemi keqmenaxhimin e vajit ushqimor, pikërisht gjatë fazës që kanë qenë aferat e ngritjes se çmimeve, sot kemi aferën e pazbuluar se ku i kemi 200 mije litra vaj që nuk kane ardhur ende, e pagesat janë bërë. Çka po ndodh me rezervat shtetërore të vajit”.

“Rritja e importit nga Serbia gjatë këtij mandati. Asnjëherë s’kemi pasur import më të lartë se tani nga shteti serb, janë rreth 360 milion brenda vitit 2022”