75 Mall Live Search
11:07 / E Enjte, 25 Maj 2023 / k.v

Lëndohet në vendin e punës një person në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është lënduar në vend të punës në Ferizaj të mërkurën.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, personi ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe inspektori i punës.

Rasti është cilësuar nga Policia si “asgjësim, dëmtim apo heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim të sigurisë në vendin e punës”.

“Ferizaj 24.05.2023 12:36. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka kërkuar tretman mjekësor pasi që ka pësuar lëndime përderisa ishte në vendin e tij të punës. Njësitë relevante policore dhe inspektori i punës kanë dalur në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.