Sommer dëshiron largimin nga Bayern Munchen, 5 klube të interesuara për zviceranin

Yann Sommer pritet të largohet nga Bayern Munchen, vetëm disa muaj pas transferimit te klubi bavarez.
Sipas asaj që raporton ‘Bild Sport’, portieri zviceran dëshiron të largohet gjatë verës, pasi Manuel Nouer do të rikthehet nga lëndimi dhe do ta merr përseri vendin e titullarit, shkruan IndeksOnline.
34-vjeçari u transferua te Bayern Munchen gjatë muajit janar nga skuadra e Gladbachit për një shumë prej 8 milionë eurove.
Sommer nuk do të jetë si rezervist i Nouer pasi dëshiron të jetë në formë dhe të luaj për kombëtaren e Zvicrës në Euro 2024.
Sipas asaj që raportohet në media, për portierin e Bayernit janë të interesuara klubet si Monaco, Villareal, Valencia, manchester United dhe Leicester City./IndeksOnline/