Sulmuan gjyqtarin, arrestohen disa tifozë të Tiranës

Një incident i pazakontë ka ndodhur sot në ndeshjen e superligës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Bylysit.
pas përfunditmit të ndeshjes e cila përfundoi me barazim 2-2, tifozët e Tiranës, u futën në fushë dhe tentuan ta sulmojnë gjyqtarin kryesor, shkruan IndeksOnline.
Ata nuk ishin të kënaqur me vendimin e gjyqtarit, i cili në fund të ndeshjes akordoi penallti për Bylysin, e cila i kushtoi Tiranës me barazim.
Policia ka njoftuar se disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat, ku dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Rrogozhinë/Informacion paraprak
Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./IndeksOnline/