10:27 / E Premte, 26 Maj 2023 / L K

I zhdukur prej janarit, aktori i famshëm gjendet i groposur në një kuti druri

Aktori i famshëm brazilian i cili ishte i zhdukur prej muajit Janar, u gjet i vdekur në një baule në Rio de Janeiro.

Trupi i Jefferson Machado u gjet i lidhur brenda baules, e cila ishte groposur në pjesën e oborrit të një shtëpie në zonën e Campo Grande.

Autoritetet arritën të konfirmonin se viktima ishte pikërisht aktori vetëm pas krahasimit të shenjave të gishtërinjve.

Prona ku u gjet baulja e groposur i përket një gruaje, e cila e kishte dhënë atë me qira te një person, i cili tashmë është i dyshuari kryesor për vrasjen e aktorit, pasi u konfirmua se kishte një njohje me viktimën.

Ndërsa ekspertët mjeko-ligjorë ekzaminuan eshtrat, dolën detaje rrëqethëse në lidhje me rrethanat e vdekjes së Machado. Avokati i familjes Jairo Malgahães zbuloi se trupi i aktorit shfaqte shenja mbytjeje, me një tel metalik të mbështjellë fort rreth qafës së tij. Shkaku i vdekjes megjithatë është ende nën hetim, në pritje të një raporti zyrtar.