75 Mall Live Search
15:27 / E Premte, 26 Maj 2023 / A. M.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë: Kërkuam asistencën e Policisë, parandaluam një situatë të pakëndshme!

Komunikatë për opinion nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë

Këshilli njofton se sot në xhaminë e fahatit Bellopojë disa persona tentuan të ndalojnë imamin për të kryer namazin e xhumasë. Ata persona kanë paralajmëruar paraprakisht bashkësinë islame se do te ndalojnë imamin për të kryer xhumanë.

Pas këtij paralajmërimi, Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë ka kërkuar zyrtarisht asistencë nga stacioni policor në Podujevë.

Këshilli i bashkësisë Islame në Podujevë, falenderon policinë e shtetit për bashkpunimin dhe parandalimin e situatave të pa këndshme, duke iu përgjigjur kërkesës së Bashkësisë Islame të Podujevës.l