75 Mall Live Search
09:44 / E Shtunë, 27 Maj 2023 / Gj. Sh

Ky kanal e transmeton ndeshjen e barazhit mes Ulpianës dhe Lirisë

Sot do të zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Ulpiana dhe Liria do të përballen ndaj njëra tjetrës, në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, shkruan IndeksOnline.

Të dyja skuadrat do të synojnë fitoren, e cila do ti siguronte barazhin e Superligës.

Skuadra e cila fiton këtë ndeshje do të luaj kundër skuadës e cila përfundon në vendin e 8-të në Superligë, me Ferizajin dhe Trepçën ’89, që nesër luajnë ndeshjet e fundit kundër Dukagjinit, respektivisht Prishtinës.

Ndeshja Ulpiana – Liria, zhvillohet në stadiumin ”18 qershori” në Klinë, më fillim nga ora 15:00, dhe transmetohet në kanalin Sport 2./IndeksOnline/