75 Mall Live Search
09:59 / E Shtunë, 27 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Situatë e qetë sot në komunat veriore të Kosovës, Policia e pranishme në objektet komunale

Dje në ndërtesat e komunës për disa orë kanë qenë edhe kryetarët e sapoemëruar.

Në vendkalimin kufitar në Jarinje nuk ka postblloqe, nga mëngjesi i sotëm nuk ka turmë apo vonesa, ndërsa qarkullimi i udhëtarëve dhe mallrave po zhvillohet pa probleme.

Sot do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, ku do të marrë pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.