Xavi flet për zëvendësuesin e Albas dhe Busquets, flet edhe për të ardhmen e Koundes

Skuadra e Barcelonës do të pësoj ndryshime në sezonin e ardhshëm.
Futbollistët që kanë shkruar histori me fanellën kuq e blu, Sergio Busquets e Jordi Alba, kanë njoftuar se do të largohen në fund të sezonit, shkruan IndeksOnline.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, së fundi ka komentuar largimin e Albas, duke thënë se nuk do ta zëvendësojnë atë me ndonjë futbollist gjatë afatit kalimtar, pasi tashmë ka dy lojtarë në skuadër që luajnë në atë pozicion, derisa thotë se kanë nevojë për zëvendësimin e Busquets
“Nuk do të nënshkruajmë me një mbrojtës të ri të majtë këtë verë për të zëvendësuar Alban; ne kemi Balde dhe Marcos Alonson.
Ne kemi nevojë për zëvendësimin e Busquets. Do të varet nga situata e Fair Play Financiar. Dua strumbullar të zgjuar, të vendosur që fiton duelet”, ka deklaruar Xavi.
Tekniku spanjoll gjithashtu ka komentuar edhe largimin e mundshëm dhe të ardhmen e Jules Koundes.
“Edhe një herë, me Koundé nuk ka dhe nuk ka pasur asnjë problem. Ai është një pjesë themelore e ekipit tonë.
Jules është një profesionist i lartë, ne jemi shumë të kënaqur me të. Nuk e kuptoj pse në media njerëzit raportojnë se ka probleme. Asnjë problem, fare”, ka thënë Xavi./IndeksOnline/