Liria kalon lehtësisht pengesën e parë drejt Superligës

Liria ka kaluar në finale të Play-off për inkuadrim në Superligë.
Skuadra nga Prizreni në ndeshjen e parë të barazhit mposhti Ulpianën me rezultat 3-1 në ndeshjen që u zhvillua në Klinë.
Për ta marrë biletën e Superligës, Liria duhet ta mposht javën tjetër vendin e tetë të këtij edicioni të Superligës.
Ferizaj dhe Trepça ’89 janë kundërshtarët e mundshëm. /IndeksOnline/