Von Cramon: Dënoj dhunën dhe veprimet në veri, duhet përmbajtje nga të dyja palët

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se e dënon dhunën dhe veprimet që kanë ndodhur në veri të vendit.
Ajo tha së nevojitet përmbajtje nga të dyja palët dhe angazhim i plotë ndaj dialogut të udhëhequr nga Brukseli si dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura.
“Kam filluar vizitën në Kosovë me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe me mediat për të marrë më tepër informata për situatën e djeshme në veri dhe zhvillimet aktuale, para se të takohem me zyrtarët qeveritarë, me KFOR-in, EULEX-in dhe serbët e Kosovës në Mitrovicë. Dënoj dhunën dhe veprimet në veri. Nevojitet përmbajtja nga të gjitha palët dhe angazhimi i plotë ndaj Dialogut të udhëhequr nga BE, si dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura. Mbështetje e plotë për Miroslav Lajçak në përpjekjet e tij” ka shkruar von Cramon.