75 Mall Live Search
19:11 / E Shtunë, 27 Maj 2023 / MSH

Termokos rehabiliton rrjetin e ngrohjes edhe në rrugën B

Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani, ka njoftuar se sot është punuar në rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes në rrugën B.

Gjatë punimeve, tubacioni i vjetër është zëvendësuar me një tjetër të ri.

“Ky intervenim do të mundësojë shërbim më të mirë për konsumatorët tanë në atë pjesë” ka thënë mes të tjerash Osmani.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Çdo vikend, ditë pune. Sot, tek “Rruga B”

Sipas planifikimit vazhduam punimet në rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, pra zëvendësimin e tubacionit të vjetër me atë të ri. Ky intervenim do të mundësojë shërbim më të mirë për konsumatorët tanë në atë pjesë.

Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!